Sport

Koeman një nga favoritët për të zëvendësuar Gerrard-in te Rangers


Rangers janë në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Steven Gerrard, dhe Ronald Koeman thuhet se është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e skuadrës skoceze.

Gerrard u largua zyrtarisht nga Rangers të enjten pasi arriti një marrëveshje për t’u bërë trajneri i Aston Villa, të cilët shkarkuan Dean Smith fundjavën e kaluar pas një fillimi të dobët të sezonit.

Sipas Football Insider, kampionët në fuqi të Premierligës skoceze po shohin Koeman si pasardhësin e mundshëm të Gerrard.

Koeman u shkarkua nga posti i trajnerit të Barcelonës më 28 tetor, dhe pozitën e tij e ka zënë Xavi.

Rangers aktualisht është në krye të tabelës dhe vitin e kaluar arriti t’i japë fund humbjeve nëntëvjeçare të titullit kundër Celtics, pasi fitoi ligën për herë të parë në një dekadë.

Ndërkohë, sipas gazetarit Fabrizio Romano, ish-trajneri i Feyenoord, Giovanni van Bronckhorst është favorit aktual për të zëvendësuar Gerrard.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore