Sport

Koeman: Ishim superiorë!


Mbrëmjen e të mërkurës u zhvillua ndeshja e kthimit mes Barcelonna-s dhe Paris Saint-Germain-it.

Pavarësisht komenteve që “asgjë nuk është e pamundur” nga Koeman, Barcelona nuk arriti më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e Paris-it, pas humbjes 4-1 në “Camp Nou”.

Trajneri holandez i katalunasve thotë që skuadra e tij ishte superiore dhe se meritonin më shumë.

“Jemi të eliminuar, por largohemi me ndjesi të mirë”, tha Koeman. “Ishim superiorë, sidomos në pjesën e parë, paraqitja ishte e mirë dhe merituam diçka më shumë”.

“PSG kishte efektivitetin në anën e tyre, sidomos në ‘Camp Nou’”, shtoi Koeman. “Skuadra ime u përpoq jashtëzakonisht, por është normale që duhet të kesh edhe pak fat”.

Koeman thotë që janë të mërzitur, por performanca që ata shfaqën në fushë është ajo me të cilën skuadra duhet të vazhdojë përpara.

A do të qëndrojë Messi?

“Leo e sheh që skuadra është duke u përmirësuar, e sheh kapacitetin e futbollistëve të rinj dhe të ardhmen e ndritur, kështu që mund të them që nuk është në pikëpyetje cilësia e skuadrës”, sqaroi Koeman-i.

Barcelona është ende në garë për titullin në La Liga dhe në finalen e Kupës së Mbretit, dhe me Laporta-n si president, gjasat që Messi të qëndroj janë të mëdha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore