Sport

Koeman-i tregon dy largimet e para nga Barcelona


Sezoni i ri pritet të sjellë edhe ndryshime të reja në klubin e Barcelona-s. Ronald Koeman-i së bashku me presidentin Joan Laporta, kanë gati dy emrat e parë që pritet të largohen në fundin e sezonit.

Philipe Coutinho është më i lakuari për t’u larguar. Braziliani ka qenë një nga zhgënjimet më të mëdha në La Liga.

Pas huazimit te Bayern Munich-u, ai u rikthye dhe në ndeshjet e para, pas rikthimit te Barcelona, u duke sikur u rikthye Coutinho i Liverpool-it. Por, dëmtimi ja preu hovin dhe tashmë po kërkohet sistemim përfundimtar për të.

Lojtari tjetër, që do të largohet është portieri, Neto Murara, ish-lojtari i Juventus-it dhe Valencia-s. Mes portierit dhe teknikut Koeman, duket se ka pasur një krisje, që nuk është bërë shumë publike dhe kjo besohet të ketë qenë shkaku që ai nuk luajti në ndeshjen e Kupës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore