Sport

Koeman-i gjeti pozicionin e duhur për Dest-in


Reprezentuesi i SHBA, Sergino Dest-i është përshtatur mjaft mirë me stilin e lojës së Barcelona-s dhe është kthyer në titullar të rregullt nën drejtimin e Ronald Koeman-it.

Mbrojtësi ka luajtur në disa pozicione të ndryshme që nga koha e mbërritjes në Barcelonë, në verën e kaluar. Deri më tani ai ka bërë 30 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar dhe një gol në Ligën e Kampionëve.

Dest është vetëm 20-vjeç dhe pati një paraqitje jo të mirë në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve përballë PSG-së. Koeman-i u detyrua ta largonte nga fusha e lojës në minutën e 70, Dest-in.

Që pas asaj ndeshje, amerikani është përmirësuar ndjeshëm duke u kthyer në një pikë të fortë në krahun e djathtë të mbrojtjes së Barçës.

Ndryshimi i skemës së lojës nga Koeman-i , duke përdorur tre mbrojtës qëndror, i ka dhënë më shumë liri Dest-it në fazën sulmuese, duke e kthyer në një rrezik potencial për ekipin kundërshtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore