Sport

Koeman: Humbja e pikëve ndaj Cadiz, më e rëndë se humbja kundër PSG


Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeaman, ishte shumë i dëshpëruar pas ndeshjes në mes të Barcelonës dhe Cadizit.

“Kemi humbur pesë pikë ndaj Cadiz, kjo është e papranueshme. Jam shumë i zhgënjyer, madje edhe më shumë sesa isha pas humbjes ndaj PSG-së” – theksoi trajneri i Barcelonës.

Të dielën Barcelona ndau pikët me Cadiz, pasi ata barazuan në “Camp Nou” me rezultat 1:1.

Kështu ekipi katalanas, shpërdëroi një shancë të mirë për të qëndruar në garë për titull, pasi që humbi dy pikët e këtij takimi që po e dominonte në tërësi, nga kundërshtari i dobët në letër.

Në fakt Cadiz po del të jetë një kundërshtarë i fortë për katalunasit, pasi që ata i morën 3 pikët Barçës në ndeshjen fazës së parë.

Me këtë humbje, Barcelona gjendet në vendin e tretë ne kampionat, ku pas 23 xhirove ka gjithsej 47 pikë, tetë më pak se Atletico Madrid dhe pesë më pak se Reali, por këta të fundit kanë një lojë më shumë të zhvilluar.

Lojën e ardhshme Barcelona do të ketë punë mjaftë të vështirë, pasi do të udhëtoj te Sevilla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore