Sport

Koeman dhe ankesat


Të shtunën u zhvillua El Clasico e dytë e sezonit, dhe përsëri triumfues dolën të përzgjedhurit e Zidane-s.

Koeman njihet për konferencat e tij plot ankesa, dhe konferenca e mbrëmshme nuk ishte aspak ndryshe.

Trajneri holandez u ankua për gjyqtarin e ndeshjes, Gil Manzano.

Koeman rastin e minutës së 83-të kur danezi Braithwaite u rrëzua në zonë, e konsideron penallti.

“Ishte një penallti e pastër. Përsëri, duhet ta pranojmë dhe të qëndrojmë të heshtur”, tha Holandezi.

Pastaj Koeman foli edhe rreth ndeshjes së skuadrës së tij.

“Nuk ishim të mirë në pjesën e parë”, tha Koeman, “por u përmirsuam shumë në të dytën”.

Përsëri e ka me gjyqtarët, “vetëm kërkoj që të vendosin drejtë”.

“Është më mirë të mos flas asgjë për gjyqtarët. Thash atë që dëshiroja të thoja. Gjithmonë e mbrojë skuadrën time dhe nuk do flas më rreth kësaj qështje”.

Në fund, përkundër humbjes, Koeman mendon që Barcelona ka gjasa shumë të mira për titullin.

“Jam optimist se do ta fitojmë ligën. Kemi humbur një ndeshje, por kemi edhe tetë përpara”, mbylli ai.

Barcelona javën tjetër luan finalen e kupës së mbretit, ku do të përballet me Athletic Bilbao-n në “Estadio La Cartuja” të Sevilla-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore