Lajme

Koca: Turqia vaksinon 53 milionë njerëz deri në fund të majit


Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, deklaroi gjatë ditës së premte, më 26 shkurt, se vendi do të sigurojë rreth 105 milionë doza të vaksinës anti-Covid deri në fund të majit. Ku do të vaksinohen rreth 52.5 milionë njerëz.

“Turqia është ndër vendet më të suksesshme në shkallë globale për sa i përket kryerjes së vaksinimeve. Nuk ka asnjë problem furnizimi apo planifikimi në procesin e vaksinimit dhe dozat e dyta për të gjithë ata që kanë marrë dozën e parë të vaksinës janë të garantuara”.

Fillimisht Ministri, tha se Turqia do të sigurojë 800 mijë doza të vaksinës Pfizer / BioNTech. Nga të cilat 4,5 milionë vaksina do të implementohen tek njerëzit në 10 ditë. Gjithashtu do të bëhen përpjekje për ta rritur atë në 5 milionë doza në total.

Vendi aktualisht po përdor vaksinën e zhvilluar nga kompania farmaceutike kineze Sinovac.

Deri më tani, ajo ka administruar 8.2 milionë doza të vaksinës anti-Covid.. Gati 7 milionë njerëz morën dozën e tyre të parë të vaksinës, ndërsa rreth 1.5 milionë morën të dyja dozat.

Në konferencën për shtyp, Koca gjithashtu hodhi poshtë akuzat e opozitës, se Turqia po merr vaksina falas nga Kina.

“Në një botë ku ka një luftë për vaksinat, a do të dhuronte një kompani prodhuese vaksina në një vend falas?”.

“Në asnjë rrethanë nuk është dhënë një shumë shtesë parash për firmën ndërmjetëse”, shtoi ai.

Variantet e virusit

Koca deklaroi se nuk ka asnjë variant të ri të coronavirus-it që ka origjinën në Turqi, por ka rritje të infeksioneve që lidhen me mutacionin britanik.

Deri më tani në Turqi është regjistruar një pacient me variantin e mutacionit brazilian dhe 49 pacientë më atë të Afrikës së Jugut.

Ai paralajmëroi publikun për variantet e virusit pasi infeksionet po rriten dita ditës, duke veçuar provincat në rajonin e Detit të Zi, të tilla si Samsun dhe Ordu .

Megjithatë, ministri përjashtoi një mundësi të një bllokimi të plotë.

“Tani jemi në një periudhë drejt normalizimit”.

Koca tha se vendi do të fillojë të marrë masa bazuar në ecurinë e rasteve të reja gjatë ditëve.

Sipas planit të qeverisë kufizimet, duke filluar nga marsi, do të kategorizohen në provinca të ulëta, të mesme, të larta dhe me rrezik shumë të lartë. Kjo do të vijë bazuar në normat e infeksionit dhe vaksinat.

Ministri gjithashtu tha se ai do të paraqiste rekomandimet e Bordit të Shkencës për lehtësimin e kufizimeve në kabinet.

“Presidenti Recep Erdoğan mund të njoftojë hapat që do të ndërmerren pas takimit të kabinetit”.

Kabineti pritet të takohet javën e ardhshme më 1 mars.

Deri më tani Turqia numëron 28 mijë e 358 vdekje që nga shfaqja e coronavirus-it. 2 milionë e 674 mijë e 766 raste pozitive dhe 2 milionë e 546 mijë e 503 të shëruar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore