Lajme

Koalicioni serb NADA bën thirrje për “rifillim të fushatës për çnjohje të Kosovës”


Millosh Jovaniç në Jarinje i shoqëruar nga ish-gjenerali serb që ka marrë pjesë në luftimet në Koshare

Blloku shumë-partiak serb NADA, që përfshinë Lëvizjen për Rikthimin e Mbretërisë së Serbisë (POKS), Partinë Demokratike të Serbisë (DSS), dhe 23 shoqata qytetare, ka kërkuar që Serbia të rifillojë betejën diplomatike për tërheqjet e njohjes së Kosovës, dhe të njëjtën kohë të nisen përpjekjet për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si UNESCO dhe Interpol

“Vendi ynë duhet të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe Interpol në të gjitha mënyrat e mundshme legjitime”, deklaroi Kryetari i DSS, Millosh Jovanoviç

“Njoftimet më të fundit të Prishtinës që do të vazhdojë kandidaturat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare janë konfirmim për domosdoshmërinë që të përmirësohemi në bashkpunimet diplomatike dhe të çfarëdo lloji tjetër me vendet tjera që paraprakisht kanë refuzuar të votojnë për Kosovën që të anëtarësohet në këto organizita”, tha ai.

Ndrësa kryetari i POKS-së, Zika Gojkoviç, tha se “Obligimi i Serbisë ndaj marrëveshjes së Washington-it ka skaduar, dhe tash duhet të fillojë fushatë e mprehtë dhe e fuqishme për çnjohje të Kosovës”.

“Oblgimi ynë i vetëm është ndaj Kushtetutës së Serbisë dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, që thotë qartazi se Kosova është pjesë integrale e Serbisë dhe të parandalojë njohjen e ndarjes së territorit tonë nga ne”, vazhdoi ai.

” Prandaj, vazhdimi i aktivitetit diplomatik është që sa më pak vende në botë të njohin një shtet të rremë, dhe ato që kanë pranuar ta tërheqin atë njohje, kjo është përparësia absolute”, përfundoi Gojkoviç.

Ndërkaq të enjten Ish-gjenerali serb që kishte shërbyer si komandant i forcave ushtarake serbe në Koshare në vitin 1999, Llubinko Gjurkoviç, së bashku me kandidatin e koalicionit më të madh politik NADA në Serbi, Millosh Jovanoviç, kanë vizituar Jarinjen të cilën e kanë quajtur “tokë serbe”, shkruan e përditshmja serbe Danas.

Ish-gjenerali serb që kishte shërbyer si komandant i forcave ushtarake serbe në Koshare në vitin 1999, Llubinko Gjurkoviç, së bashku me kandidatin e koalicionit politik NADA në Serbi, Millosh Jovanoviç,

Gjurkoviç i ka qëndruar prapa Jovanoviçit i cili u shpreh se “Ky është një vend serb dhe një pjesë e shtetit serb, dikujt i pëlqen apo jo, dhe do të mbetet kështu. Këta njerëz janë unikë dhe ata janë atje çdo ditë në barrikada për të realizuar të drejtën e tyre për një normalitet jetën, dhe ne do t’i ndihmojmë në çdo kuptim”.

“”Ne kemi pasur gjithmonë një politikë shumë të qëndrueshme që nuk mund të hiqet, se Rezoluta 1244 është një akt ligjërisht i detyrueshëm, se Kushtetuta e Republikës së Serbisë është një akt ligjërisht i detyrueshëm”, deklaroi ai.

“Ne do të forchemi ngadalë dhe do të kthehemi këtu. Në çfarëdo forme që është e nevojshme “, përfundoi Jovanoviç

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore