Sport

Klubi spanjoll i rinovon kontratën trajnerit


Trajneri spanjoll, Imanol Alguacil, po zhvillon një punë shumë të mirë në stolin e Real Sociedad.

Skuadra baske po dhuron paraqitje shumë të mirë si në La Liga, ashtu edhe në Europa Leauge.

Sociedad—aktualisht renditet në vendin e tretë në kampionatin spanjoll me 26 pikë të grumbulluara në 14 ndeshje.

Derisa në Ligën e Evropës ata kanë bërë një punë të mirë, duke siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve pas vendit të parë në grup, duke lënë Manchester United të dytin.

Drejtuesit e klubit iberik kanë vendosur të rinovojnë kontratën me teknikun, i cili qëndron në stolin e ekipit prej dhjetorit të vitit 2018.

51-vjeçari ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2025. Objektivi kryesor është renditja në katër vendet e para në La Liga dhe mbërritja sa më larg në Europa League.

Pra, edhe pse gjatë verës së kaluar e shitën lojtarin kryesor të tyre, Alexander Isak te Neëcastle për 70 milionë euro, si dhe që në dy ndeshjet e para u dëmtua transferimi kryesor i tyre, Umar Sadiq, Sodiedad po vazhdon me formë të mirë.

Sa i përket trajnerit, Alguacil, ai është pjesë e Sociedad-it që nga 19 dhjetori i vitit 2018, ku e ka drejtuar skuadrën në 190 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka marrë 89 fitore, 51 barazime dhe 50 humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore