Sport

Klubi i Liverpool-it del në shitje


Fenway Sports Group (FSG) ka nxjerrë në shitje Liverpool-in. Kështu të paktën raportohet nga “DailyMail”.

FSG e ka drejtuar klubin që nga tetori i vitit 2010 kur e blenë nga George Gillett dhe Tom Hicks, por tani thuhet se ata po presin oferta.

Gjigantët e investimeve bankare, Goldman Sachs dhe Morgan Stanley, raportohet të jenë rekrutuar për të ndihmuar me procesin.

Që nga maji 2022, Forbes vlerësoi Liverpool-in në 4.45 miliardë dollarë – por me Chelsea-n që i ishte shitur pronarit të LA Dodgers, Todd Boehly për 4.25 miliardë funte në fillim të këtij viti, gjigantët Merseyside ka të ngjarë të kërkojnë një çmim të ngjashëm.

Në një deklaratë të dhënë për Athletic , FSG tha se “nën kushtet e duhura” ata do të ishin të hapur për të shitur klubin.

“FSG ka marrë shpesh shprehje interesi nga palë të treta që kërkojnë të bëhen aksionarë në Liverpool”, kanë shkruar nga grupi investues.

Në pronësi të Fenway Sports Group, Liverpool-i ka pasur suksese të mëdha, sidomos që nga angazhimi i trajnerit Jurgen Klopp në vitin 2015.

Nën drejtimin e trajnerit gjerman, klubi i “the reds” e fituan titullin e Ligës Premier, Ligën e Kampionëve, Carabao Cup dhe FA Cup.

FSG që është edhe pronar i klubit të bejsbollit, Boston Red Sox, rrjetit televiziv NESN, 50% të Roush Fenway Racing dhe Fenëay Sports Management –udhëhiqet nga John W Henry.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore