Sport

Klubi i Ferizajt lejoi komentet pas një kohe në postimin në Facebook, vërshojnë fyerjet ndaj tyre


Klubit i Ferizajt doli me një postim në rrjetin e tyre në Facebook pas ndeshjes së shumëpërfolur në ditën e djeshme.

Megjithatë, ata bllokuan komentet në postimin e tyre, derisa zhbllokimi erdhi rreth dy orë më vonë.

Menjëherë pas kësaj, shumë komente fyese u shkruan në atë postim, për akuzat për kurdisjen e ndeshjes së djeshme të klubit të Ferizajt ndaj Dukagjinit.

“Një fitore në frymën e fundit! Një fitore që na e siguron ndeshjen e barazhit. Fitore e merituar, pas një super sezone në pranverë”, shkruhet në postimin e Ferizajt.

Ndërsa kryetari i tyre, Lulzim Abazi, insistoi se loja ishte komplet në rregull dhe se portieri mysafir gaboi pasi fusha ishte e rrëshqitshme në momentin e golit.

Ndeshjet e djeshme ishin “të turpshme” për shumë futbolldashës.

Ferizaj arriti ta mposhte Dukagjinin në minutën 15-të shtesë të ndeshjes, por kjo fitore erdhi vetëm pasi Trepça’89 siguroi fitore ndaj Prishtinës, ku edhe në atë ndeshje ishin akorduar nëntë minuta shtesë.

Goli i pranuar nga portieri i Dukagjinit, Atik Muhaxhiri, ishte i çuditshëm, derisa nga pamjet vërehet qartë se nuk ishte një gol i rregullt.

Pra, Trepça’89 e mposhti Prishtinën në minuta shtesë gjithashtu me një gol të dyshimtë dhe pas këtij rasti edhe Ferizaj shënoi fitore ndaj Dukagjinit për ta rrëmbyer pozitën e tetë në tabelë, pozitë kjo që e dërgon në barazh dhe do të ballafaqohet me Lirinë për të kërkuar të jenë pjesë e elitës së futbollit kosovar edhe për edicionin e ardhshëm.

Këto momente të xhiros së fundit në Albi Mall Superligë nxitën reagime të shumta dhe të gjithë e quajtën një akt të turpshëm nga klubet kosovare.

Pas këtyre ngjarjeve, UEFA pritet të nis hetime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore