Sport

Klubet e Serie A mbledhin 190 milionë euro nga sponsorët e fanellave


Ndonëse Serie A humbi dy prej yjeve të saj si Cristiano Ronaldo-n dhe Romelu Lukaku-n, përsëri ka një arsye për të buzëqeshur.

Klubet nga Serie A, falë marrëveshjeve me sponsorët që do të zënë pjesë të ndryshme në fanellat e tyre, kanë arritur të arkëtojnë në total 190 milionë euro.

Një shumë e tillë mbetet rekord për kampionatin italian. Në krahasim me sezonin e kaluar shuma është rritur me 21 milionë euro.

Sidoqoftë, një pjesë e mirë e klubeve nuk i kanë përdorur të gjitha hapësirat që kanë në dispozicion për të vendosur logon e sponsorit.

Vetëm Atalanta, Bologna, Cagliari, Empoli dhe Torino kanë mundur të përdorin hapësirat e plota për sponsorin kryesor, sponsorin e dytë, të mënges dhe retrosponsorin.

Renditja e plotë e klubeve me më shumë fitime nga sponsorët e fanellave, duke hequr pagesat e sponsorve teknikë:

Juventus – 52,5 milionë euro

Inter – 29 milionë euro

Fiorentina – 26,1 milionë euro

Sassuolo- 18 milionë euro

Roma – 15 milionë euro

Milan – 14,5 milionë euro

Napoli – 11,5 milionë euro

Atalanta – 6,2 milionë euro

Torino – 3,65 milionë euro

Cagliari – 3,1 milionë euro

Bologna – 3 milionë euro

Verona – 1,5 milionë euro

Udinese – 1,45 milionë euro

Empoli – 1,35 milionë euro

Sampdoria – 1,05 milionë euro

Lazio – 1 milion euro (pa sponsor kryesor)

Genoa – 800.000 mijë euro

Venezia – 700.000 mijë euro

Spezia – pa sponsor kryesor

Salernitana – pa sponsor kryesor

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore