Sport

Klubet e Serie A kërkojnë përjashtimin e tre skuadrave të Superligës


17 klube të Serie A-së do të mbajnë mbledhje sot në orën 17:30 për të marrë një vendim rreth skuadrave që kanë zyrtarizuar pjesëmarrjen në Superligë.

Tre janë ekipet italiane që kanë zyrtarizuar pjesëmarrjen e tyre në Superligë.

Inter, Juventus dhe Milan kanë pranuar që të jenë pjesë e formatit të ri të krijuar nga presidenti i Real Madrid-it, Florentino Perez.

Kjo ide që u kundërshtua nga të gjithë tifozët, federatat, FIFA dhe UEFA, do të luftohet tani edhe nga klubet në liga.

Atalanta, Cagliari dhe Hellas Verona kanë kërkuar që këto tre ekipe, të përjashtohen nga Serie A me vendim të menjëhershëm.

Sipas La Repubblica-s, këto skuadra konsiderohen si “tradhëtarë”, së pari të shtetit Italian, pastaj edhe të historisë që liga ka krijuar ndër vite.

Nëse kjo ndodh, dhe këto tre skuadra përjashtohen, atëherë sezoni i Serie A-së do të përfundonte sot.

Atalanta do të shpallej kampion. Napoli, Lazio dhe Roma do të kualifikoheshin për në Champions League, Sassuolo dhe Verona do të kualifikoheshin për në Europa League.

Mbledhja e sotme thuhet të jetë mbledhja më e rëndësishme e klubeve italiane në histori.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore