Sport

Klubet e Premier League kërkojnë fond prej 1 miliard paundësh


Për të lehtësuar problemet financiare, klubet e futbollit në Premier League po kërkojnë 1 miliard paund hua.

Por, problemi qëndron te tarifat e larta që kërkojnë fondet, çka do të shkaktonte probleme të mëdha te klubet e vogla.

Diskutimet kanë marrë zë ditët e fundit dhe po kërkohet që ndihma të jetë në masën e 1 deri në 1.5 miliardë paundëve.

Ky është një fenomen i njohur në futboll, pasi diçka të tillë kanë bërë edhe klube si Juventus-i, Benfica, apo dhe vetë Leicester City në Premier League.

Dyshimi i vetëm mbetet mes klubeve të mëdha dhe atyre të vogla. Të mëdhatë e Premier League kanë burime të besueshme të ardhurash.

Një situatë e tillë u lejon atyre që të marrin financime të tjera. E kundërta ndodh me klubet e vogla dhe huadhënia për to mund t’i çojë drejt “greminës”.

Klubet janë mbështetur te dy banka për të marrë kredi kohët e fundit.

Banka “Macquaire” e Australisë dhe “Close Brothers” e Mbretërisë së Bashkuar.

Bankat më të mëdha botërore kanë qendruar të distancuara nga këto marrëveshje.

Sidoqoftë, burime pranë Premier League kanë thënë për “Financial Times” që, për momentin, nuk ka plane për të rritur borxhin.

Klubet shmangën marrjen e borxhit gjatë pandemisë dhe ka pak gjasa që ta marrin tani. Shifra që humbën nga mosshitja e biletave në total kap vlerën e 2 miliardë paundëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore