Shqipëria

KLSH raporton në Kuvend, një pjesë e zyrtarëve në hetim


Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, të enjten e 24 qershorit, ka raportuar në Kuvend për vitin 2020, ku deklaroi se një pjesë e zyrtarëve janë në proces hetimi.

Shehu shtoi më tej se hetimi i tyre ngelet për t’u ndjekur në vazhdimësi.

Ndërkaq Kreu u KLSH-së bëri me dije se në hetimet e këtyre zyrtarëve janë bërë në bashkëpunim me institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Tiranës dhe Prokurorinë e Posaçme.

“Praktikisht kemi gjetur një lloj vullneti maksimal nga Prokurori i Përgjithshëm. Punët tona të përbashkëta do të ndiqen në vazhdimësi”, e përmbylli Shehaj.

Përsa i përket raportit vjetor të punës së KLSH-së, Shehaj ka deklaruar se i ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore nga Kuvendit të Shqipërisë.

Duke deklaruar se KLSH-ja ka informuar Kuvendin për 66 vendime dhe auditime të kryera nga ky institucion.

Auditimet e kryera nga KLSH-ja për vitin 2020 janë evidentuar problematikat e menaxhimit të fondeve, aseteve dhe pasurive publike.

Për më tepër Shehaj deklaroi se detyra e KLSH-së është që të ketë transparencë, përgjegjshmëri, llogaridhënie kundrejt çdo organi kompetent.

“KLSH ka marrë veprime për të përmirësuar kapacitetin institucional dhe forcimin e ligjit organik”.

Ndër të tjera Shehaj deklaroi se dëmi ekonomik për vitin 2020 i shkaktuar nga ana e institucioneve është 17.7 milionë euro.

“KLSH-ja ka audituar 91 subjekte në nivel qendror, vendor dhe financiar, ku dëmi i shkaktuar ka 17.7 milionë euro”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore