Vende

Klosi: Biznesi i detit si pikë zhvillimi për turizmin


Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, u shpreh në seancën plenare mbi biznesin e detit që sipas tij duhet të fillojë me shumë shpejtësi dhe të jemi konkurentë me të gjithë vendet e rajonit.

Ai vijoi të paraqesë masat lehtësuese në ndihmë të këtij biznesi.

“Kemi krijuar paketën e plote ligjore, master planin e bregdetit dhe të jahteve e mjeteve lundruese. Kemi lehtësuar TVSH-në për mjetet lundruese të shpejtësisë. Kjo është një industri që kërkon rregull dhe 30 vitet e fundit nuk është shfrytëzuar. Ne po mundohemi ta kthejmë në biznes këtë sektor”, tha ai.

Klosi e cilësoi si një industri që kërkon rregulla dhe parime dhe jo të trajtohet në mënyrë burokratike.

“Përsa i përket raportit të punësimit dhe bërjen biznes në këtë sektor, ata që posedojnë një mjet me flamur shqiptar, duhet të kenë pronar dhe ekuipazh shqiptar. Kjo po bëhet për të zhvilluar turizmin e për të hapur vende të reja pune. Kështu krijohet industria e munguar e turizmit”, përfundoi Klosi deklaratën e tij.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore