Sport

Klopp u nervozua pse Simeone iku pa u përshendetur, argjentinasi tregon arsyen


Ndeshja mes Atletico Madrid-it dhe Liverpool-it ishte një ndër më interesantet e këtij sezoni.

Pesë gola, rikthime, kartona të kuq, kjo ndeshje ofroi gjithçka që një takim futbolli mund të ofrojë, madje edhe polemika në fund.

Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, u largua me nxitim nga fusha e lojës drejt dhomavë të zhveshjes, pa u përshëndetur fare me homologun e tij, Jurgen Klopp.

Anfield Watch on Twitter: “Diego Simeone: “When I’m angry, I respect the situation. I have no problem, I just tend to do that when we lose and I’m not happy.” #awlive [mirror] https://t.co/YsN7tR22uQ” / Twitter

Kjo e nervozoi gjermanin, i cili reagoi keq pasi e pa që Simeone iku me nxitim.

Mirëpo, veprimin e tij Diego Simeone e arsyetoi në konferencën pas takimit.

“Unë e respektoj situatën gjithmonë, edhe kur jam i nervozuar”, filloi Simeone.

“Nuk kam ndonjë problem, por thjesht më ndodh shpesh të largohem shpejtë kur humbim dhe nuk jam i lumtur”.

“Nuk mund të largohesha nga kjo ndeshje i lumtur”, vazhdoi ai, “normalisht që nuk jam i lumtur”.

“Menjëherë pas ndeshjes që ke humbur, nuk ke dëshirë të përshëndetesh”, tha ai.

“Askush s’është i detyruar që të shtrëngojë duart, sidomos kur janë të nërvozuar”.

“E respektoj situatën, por kur humbas kam dëshirë të largohem menjëherë, Klopp vetëm qëndroi në fushë”.

Atletico dhe Liverpool-i përballen menjëherë pas dy javësh, tani në “Anfield”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore