Futboll

Klopp përplaset me nismën e Super Ligës Evropiane


Sipas mediave perëndimore, trajneri i Liverpool Jurgen Klopp, është pjesëtarnë një konflikt interesi me pronarët e të Kuqve – me grupin Fenway Sports.

Futbolli anglez dhe mbarë opinioni sportiv, është habitur nga lajmi i menjëhershëm se një tjetër ligë evropiane po implementohet që të rivalizojë Champions-in.

12 ekipe evropiane do të jenë bashkëthemelues në këtë nismë revolucionare: gjashtë nga Premier Liga, tre nga Serie A dhe tre të tjerë nga La Liga.

Plani është akuzuar fuqimisht nga përfaqësues të lartë të organeve sportive (dhe jo vetëm sportive). Si për shembull Gary Nevil, ish mbrojtësi i Manchester United dhe i kombëtare angleze, i cili shpreh se kjo lëvizje “demaskon lakminë e fshehur të pronarëve pasanikë që zotërojnë klubet”.

Korit opozitar ndaj ligës së re evropiane, iu bashkuar edhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson:

“Plani për ndërtimin e një Super Lige Evropiane, do ta dëmtojë fort futbollin. Ne mbështesim veprimet e organeve më të larta të futbollit ndërkombëtarë”, shkroi Johnson ditën e diel (18 prill) në Twitter.

Sa i takon Liverpool-it, sfida e tyre nuk është vetëm legjitimiteti përfundimtar në këtë ligë, por edhe të bindin Klopp-in t’iu bashkohet.

“Mënyra se si po zhvillohet Liga e Kampionëve sot, më bën të them që futbolli ka një produkt mjaft të mirë; përfshirë edhe Ligën Evropiane”, u shpreh Klopp për Sky Sports.

Klopp ngul këmbë te padobishmëria e ligës së re:

“Për mua, Champions-i është vetë Super Liga Evropiane, në të cilën një ekip nuk luan vetëm me një ekip. Pra, përse duhet të krijojmë një ligë ku Liverpool të ndeshet 10 herë resht me Real Madrid-in?”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore