Sport

Klopp-it i “ngrin” buzëqeshja


Liverpool-i i Jurgen Klopp-it po kalon momente të vështira në fazën mbrojtëse, pas dëmtimeve të Virgil van Dijk-ut dhe Joe Gomez-it. Transferimi më i fundit, Ozan Kabak-u duket se do e zgjidhte disi këtë situatë, por një tjetër lajm i hidhur erdhi për të kuqtë. Joel Matip-i u dëmtua dhe do të humbasë gjithë pjesën e mbetur të sezonit.

Matip-i mbylli sezonin para kohe, për shkak të dëmtimit të ligamentit të kyçit të këmbës. Lojtari u dëmtua në ndeshjen kundër Tottenham-it, e fituar 3-1 nga Liverpool-i.

Në ndeshjen e fundit në Premier Ligë, Klopp-i vendosi në qendër të mbrojtjes Jordan Henderson-i dhe Nathaniel Phillips-in.

Për të patur më shumë siguri në mbrotje, Liverpool-i përveç Kabak-ut, transferoi dhe Ben Davies-in nga Preston North End-i.

Klopp-i foli dhe rreth dëmtimit të Matip-it, ku u shpreh:

“Ishte me të vërtetë i pafat sepse ishte një sfidë e shkëlqyer që ai bëri, ai na shpëtoi jetën në atë moment në ndeshjen kudër Tottenham-it, kur fitoi duelin me Son (Heung-min)”.

“Por ai dëmtoi kyçin e këmbës dhe luajti ndeshjen dhe tani e përfundoi sezonin, kështu që ju mund ta imagjinoni se sa  u përpoq të qëndronte në fushë dhe u përpoq të na ndihmonte”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore