Sport

Klopp-i shpjegon pse u huazua Minamino


Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp-i është ndalur të flasi rreth huazimit të Takumi Minamino-s. Japonezi u huazua gjatë këtij afati kalimtar merkatoje tek Southampton-i, për të fituar sa më shumë minuta.

Klopp-i ka shpjeguar vendimin e Liverpool-it për të huazaur Minamino-n, duke pranuar se nuk i dha shanse mjaftueshëm yllit japonez, që të shfaqte talentin e tij në Anfield.

Southampton-i pagoi 500 mijë paund për huazimin, si dhe kërkoi të drejtë blerje në fund të sezonit. Liverpool-i e nënshkroi 26-vjeçarin nga Salzburg-u, janarin e shkuar. 31 prezenca, katër gola dhe tre asiste me të kuqtë.

Klopp-i u shpreh rreth kësaj çështje:

“Takumi është lojtar tepër i mirë. Ne nuk i dhamë shanse të mjaftueshme, kjo është e vërteta”.

“E vetmja gjë që i mungonte, ishte të lunate disa ndeshje me radhë. Kjo ishte e vështirë këtu. Ne shohim shumë potencial tek ai”.

Minamino mund të bëjë debutimin me Southampton-in kundër Manchester United-it.

“Ai thjesht duhet të shijojë përsëri futbollin atje. Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm, talent i madh, lojtar me të vërtet i mirë”-shtoi Klopp-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore