Sport

Klopp dënohet nga Federata Angleze


Federata e Futbollit të Anglisë, e ka dënuar trajnerin e Liverpool-it, Jurgen Klopp, me shumën e 30 mijë eurove.

Trajneri gjerman e mori këtë dënim pas një episodi që ndodhi në ndeshjen me Manchester City-n, të cilën Liverpool-i e fitoi me rezultat minimal 1:0.

Ishin minutat e fundit të ndeshjes, kur Klopp protestoi ashpër ndaj gjyqtarit anësor, i cili më pas mori karton të kuq nga arbitri kryesor i ndeshjes.

Megjithatë, përveç shumës së lartcekur, Klopp nuk do të dënohet edhe me ndodnjë ndeshje.

Kujtojmë që “the reds” nuk po kalojnë formë aq të mirë në Premier Leauge.

Pas asaj fitore ndaj Ciity-t, ata dështuan ndaj Nottingham Forest-it në javën vijuese, duke u mposhtur me rezultat 1:0.

Aktualisht Liverpool-i ndodhet në vendin e tetë në tabelë me 16 pikë, 12 më pak se lideri Manchester City.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore