Lajme

Klinaku: Përballë diskursit anti-UÇK, do të triumfojë UÇK-ja


Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, ka reaguar rreth përkujtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ai është shprehur se duke mos përmendur UÇK-në, është duke u bërë përpjekje për ndryshim të historisë.

“Duke mos e përmendur UÇK-në në aktivitete përkujtimore, bëhet përpjekje për ndryshim të historisë”.

Një fushatë të tillë ai e ka quajtur “fushatë të egër”.

“Përballë diskursit anti-UÇK, para, gjatë dhe pas luftës, e që tani po përcillet edhe me një fushatë të egër, natyrisht që do të triumfojë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Më 24 dhjetor, një grumbull i madh i qytetarëve të indinjuar me vendimin e Gjykatë Speciale për ta dënuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën, me 26 vjet burgim, ishin mbledhur në Sheshin “Zahir Pajaziti” duke protestuar kundër padrejtësisë së Gjykatë Speciale.

“UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “UÇK-ja është përpjekja për liri”, Gjykatë një etnike, gjykatë segreguese”, ishin disa nga pankartat identifikuese të kësaj proteste.

Ndërkaq motoja e protestës ishte “jo në emrin tim”, kjo pasi që në aktvendimin e Gjykatës Speciale për Mustafën, shkruhej se vendimi po jepet “në emër të popullit të Kosovës”.

Protestuesit në pankarta po mbajnë edhe emrat e të paraburgosurve në Hagë.

Organizatorët fillestarë të protestës janë Partia Socialdemokrate, por protestën e kanë përkrahur edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore