Jetesë & Stil

Klea Huta tregon se në rrugën e saj televizive është ndeshur me “lojëra të pista”


Këngëtarja nga Shqipëria, Klea Huta, ditë më parë ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Dikë si ti”.

Kënga është mirëpritur nga publiku, teksa edhe ka grumbulluar mbi 300 mijë klikime në YouTube.

Por, pos si këngëtare, Klea, është e njohur edhe në rolin e saj të prezantueses televizive.

Gjatë një interviste në emisionin “Natën me Aulonën”, Huta, ka shpalosur detaje nga jeta e saj personale e profesionale.

Moderatorja është shprehur falënderuese ndaj atyre të cilët i zgjaten dorën për ta ndihmuar në rrugën e saj televizive, por gjithashtu ajo ka treguar se ky udhëtim nuk ishte i lehtë për të.

Mes tjerash, Klea, ka treguar se një emision që ishte destinuar për të, e kishte marrë dikush tjetër, por që kjo si ka lënë përshtypje.

“Ka qenë për një emision që pastaj e morën dhe nuk është se u mërzita fare me thënë të drejtën”.

E njohur për personalitetin e saj të qëndrueshëm, ajo nuk ka dhënë detaje rreth emrit të personit në fjalë, por vetëm ka theksuar se aty – “është zhvilluar një lojë e pistë”.

“Ishte shumë e pistë. Nuk e di a e di që unë e di. Thjesht e di unë edhe familja ime. Nuk është se e kam thënë kurrë më parë, por prap unë nuk i mbaj mëri askujt”.

Madje, ajo shtoi se personi në fjalë vazhdon të sillet mirë me të dhe bën sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore