Gatimi

Klasifikimi i ushqimeve BIO


Ushqimet BIO janë produkte që ruajnë përbërësit e tyre natyralë dhe nuk kanë  të shtuar artificialisht. Këto ushqime nuk kanë pësuar kontaminime gjatë prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të tyre.

Mund të quhen bio vetëm ushqimet dhe produktet që mbajnë vulën “Bujqësi Biologjike”, të kontrolluara nga autoritetet kompetente.

“Logoja e prodhimit biologjik e Bashkimit Europian”, nuk është gjë tjetër veçse një fletë e sterilizuar. Konturet e së cilës përcaktohen nga yjet e vegjël të BE-së. Është zgjedhur mes 3 mijë e 500 skicave nëpërmjet një konkursi ndërkombëtar që përfshinte 27 vendet anëtare.

Të ushqehesh bio është diçka më shumë sesa një mënyrë e të ushqyerit: është një stil jetese, një impenjim për veten e për vëndin.

Shpesh termat ushqim i shëndetshëm dhe ushqim bio përdoren si sinonime për produktet e kultivimit biologjik.

Situata e ushqimeve BIO sot

Sfida më e madhe e njerëzimit si në kohërat e vjetra, ashtu edhe në kohërat e sotme është sigurimi i sasisë ushqimore me cilësinë e duhur.

Sot ne kemi zhvillime sasiore, të cilat kanë zgjidhur problemin e sigurimit të kapaciteteve prodhuese. Por nga ana tjetër, me të njëjtin shpejtësi është kërcënuar siguria ushqimore. Kjo do të thotë që sasia është garantuar “në kurriz” të cilësisë duke prishur një balancë që rezulton me të vërtetë shumë delikate.

Ndërsa koha kalon dhe njerëzit bëhen më të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm për shëndetin, supermarketet po ofrojnë rafte të veçanta vetëm për ushqime bio. Ligjet më të rrepta të paketimit dhe etiketimit e bëjnë produktin të dallueshëm, kështu që është lehtësisht i identifikueshëm./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore