Shqipëria

Kishte vetëm dy ditë në Britani, arrestohet shqiptari në një fabrikë prodhimi të kanabisit


Një bojaxhi nga Shqipëria u arrestua dy ditë pasi kishte mbërritur në Britaninë e Madhe Policia në një magazinë e cila shërbente si fabrikë kanabisi. Brenda fabrikës, e cila ndodhej në Cardiff, Uells, u gjetën më shumë se 2 mijë bimë kanabisi me një vlerë potenciale prej 1 milion paund. Gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan sende të ndryshme të përdorura për rritjen e kanabisit duke përfshirë filtra, drita dhe ventilatorë.

Viktor Nazeraj, 43 vjeç, u arrestua nga policia pasi u përpoq të ikte nga fabrika industriale në Cardiff më 27 maj, kur oficerët e grupit të krimit të organizuar të Policisë së Uellsit kryen një bastisje në zonë. Ata kishin marrë informacion se disa bimë kanabis po rriteshin në ambientet e një prone industriale në rrugën Clydesmuir në Tremorfa.

Me të mbërritur në fabrikë, ata kishin nuhatur erën e bimës dhe dëgjuan lëvizje nga brenda ku ndodhej i pandehuri. Pas arrestimit, Nazeraj tha se nuk dinte të fliste anglisht dhe iu sekuestrua një telefon celular iPhone dhe një Samsung.

Në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Kurorës në Cardiff të hënën, thuhej se magazina ishte ndarë për të krijuar dhoma të veçanta që ishin përgatitur për kultivimin e kanabisit. Një total prej 2 mijë e 400 bimësh kanabisi u zbuluan me një rendiment të mundshëm rreth 201 kilogramë dhe me vlerë të mundshme tregu në rrugë midis 268 mijë dhe 1 milion e 45 mijë e 200 paund.

Prokurori Jason Hoëells tha se fabrika jepte shenja se i përkiste një “organizate profesionale” të përgatitur për një “operacion me përmasa industriale” për përfitime të konsiderueshme financiare. Ndër pajisjet e gjetura në fabrikë ishin 30 filtra ajri, 44 ventilatorë dhe 211 drita.

Nazeraj, pa vendbanim fiks, më vonë u deklarua fajtor për prodhimi droge të klasit B, me arsyetimin se punonte si kopshtar dhe nuk kishte asnjë përfitim financiar. Gjykata dëgjoi se ai kishte mbërritur në Britaninë e Madhe nga Shqipëria më 25 maj, pasi iu tha se kishte punë si bojaxhi, por u dërgua në fabrikë për të shlyer borxhin e tij për transportin në Britani.

Avokati i mbrojtjes Huw Bowden tha se klienti i tij u dërgua në një hotel natën e mbërritjes së tij në MB përpara se të dërgohej në magazinë ku iu kërkua ta lyente dhe ta dekoronte njësinë.

Bowden tha se Nazeraj e kuptoi se kishte bimë kanabisi që po rriteshin atje, por nuk kishte asnjë përfshirje të drejtpërdrejtë me prodhimin. Ai tha se i pandehuri ndihej “nën presion” për të qëndruar në objekt, por kishte ndërmend të largohej pasi të mbaronte punën e tij.

Gjatë dënimit, gjyqtari Simon Hughes tha se “do të ishte bërë e qartë për ju natyra e asaj në të cilën ishit të përfshirë, por ju vazhduat të angazhoheni në atë punë”.

Nazeraj u dënua me gjashtë muaj burgim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore