Lajme

Kishat e Mizoram-it, thirrje qytetarëve për lutje kundër COVID-19


Një grup i kishave kryesore, në Mizoram, iu kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve, të mbajnë lutje, të dielën, për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Kjo vjen në një kohë kur shteti Veri-Lindor po lufton me valën e dytë të pandemisë.

Sipas udhëheqësit të kishave, Komiteti Hruaitute i Mizoram Kohhran (MKHC) u kërkoi njerëzve të mbanin lutjen në shtëpitë e tyre, rreth orës shtatë pasdite.

Një program lutjeje do të organizohet në ndërtesën e Kishës Presbiteriane Zarkawt në Aizawl, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt përmes televizioneve lokale.

“Edhe pse këto lutje na kanë ndihmuar shumë, numri i rasteve me COVID-19 nuk është lehtësuar deri më sot”, tha ai.

“Ne duhet të kërkojmë falje për mëkatet tona dhe të kërkojmë ndërhyrje hyjnore në mënyrë që kjo pandemi të largohet sa më shpejt”.

Po ashtu, udhëheqësi tha se mosmarrëveshja aktuale kufitare me Assam, kriza politike në Mianmar dhe refugjatët do të jenë pjesë e lutjeve.

Gjithashtu dhe kryeministri Zoramthanga u bëri thirrje njerëzve, të bashkohen me lutjen mbarë-shtetërore të thirrur nga trupi i kishës.

Mizoram me një numër të lartë qytetarësh të krishterë, të shtunën, raportoi 483 raste COVID-19. Duke e çuar numrin e të infektuar në 26 mijë e 690 raste pozitive. Të paktën 120 njerëz i janë nënshtruar terapisë intensive deri më tani, në shtetin Veri-Lindor.

Numri i rasteve aktive tani është 5 mijë e 741, ndërsa 20 mijë e 829 njerëz janë shëruar nga virusi.

Qeveria ka ri-vendosur dhe një herë masat e pandemisë duke kufizuar lëvizjen për 7 ditë, në zonën e Korporatës Komunale Aizawl, duke filluar nga 18 korriku.

Kjo për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve me COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore