Lajme

Kisha Ortodokse Serbe i reagon Parlamentit Evropian – “Ne nuk krijojmë tensione mes kombeve”


Kisha Ortodokse Serbe

Kisha Ortodokse Serbe ka reaguar ndaj rezolutës së miratuar në Parlmentin Evropian ndaj interferencave të jashtme në proceset demokratike të Ballkanit Perëndimor, ku ky institucion fetar përmenden ekskluzivisht si promovues i Rusisë si ruajtësi tradicional i vlerave familjare dhe shtetërore, dhe që përçon narrativa dhe programe anti-evropiane.

Kisha Ortodokse Serbe tha se BE një gjë të tillë e “e ka ekskluzivisht të bazuar në paragjykime të thella historike dhe stereotipe tendencioze”.

“Të vendosesh Kishën Ortodokse Serbe në rolin e shkaktuesit të tensioneve mes grupeve etnike në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të shkaktohen konflikte dhe ndarje të komuniteteve është në kundërshtim me përpjekjet dhe vendosmëritë e komunitetit kishtar, dhe ne fuqishëm kundërshtojmë një qëndrim të tillë”, ka thënë ky institucion, transmeton “Antenam”.

Sipas tyre “është befausese të vendoset në kontekst negativ çështja e ruajtjes së vlerave familjare tradicionale, për të cilat Kisha Serbe qëndron në të njëtën mënyrë sikurse Kisha Ortodokse Ruse, dhe të gjitha kishat ortodokse tjera”.

Në reagim thuhet se “është po aq e vështirë të kuptohet pse Rezoluta përmend marrëdhëniet midis shtetit dhe kishës si të diskutueshme. Kushdo që është i interesuar për këtë çështje e di se Kisha Ortodokse Serbe qëndron për misionin, për parimin e ndarjes bashkëpunuese të kishës dhe shtetit”.

“Përfundimisht nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ndërhyrje, as nga Lindja, as nga Perëndimi, në çështjet themelore të paqes dhe bashkëjetesës, të cilat janë në qendër të interesit, punës dhe angazhimit të KOS-it”, tha kjo kishë.

Parlamenti Evropian mbrëmjen e së mërkures ka miratuar një rezolutë mbi interferencat e jashtme me proceset demokratike, dhe dënimin e tentimeve të Rusisë për të tensinouar grupet entike në Ballkanin Perëndimor.

Dokumenti tregon për nxitje të konflikteve dhe ndarje të komuniteteve, të cilat mund të rezultojnë në destabilizim të tërësishëm të rajonit.

Eurodeputetet shprehin shqetësimin e tyre ndaj Kishës Ortodokse Serbe në Serbi, Mal të Zi, Bosnja e Hercegovinë, dhe veçanërisht në entitetin serb të BeH-së, Republika Srpska, për promovim të Rusisë si protektorja e vlerave tradicionale familjare dhe fuqizuesja e marrëdhënieve shtet-kishë.

Gjithashtu janë shprehur shqetësime se Hungaria dhe Serbia po ndihmojnë Kinën dhe Rusinë në synimet e tyre gjeopolitike.

Në dokumentin e miratuar thuhet se ndërhyrja e huaj kryhet duke ndikuar në institucionet fetare dhe instrumentalizimin e tyre, duke përmendur ndikimin rus në kishat ortodokse, duke mbjellë “fara të mosmarrëveshjeve” midis popullsisë vendase dhe duke zhvilluar shkrime të njëanshme të historisë dhe duke promovuar programe anti-evropiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore