Lajme

Kisha Ortodokse Serbe i njeh “autonominë” Kishës Ortodokse Maqedonase, por jo “autoçefalinë”


Foto: Kisha Ortodokse Serbe

Kisha Ortodokse Serbe ka thënë se ia pranon statusin e “autonomisë më të gjerë të mundshme”, por jo “autoçefalinë”, Kishës Ortodokse Maqedonase.

Një gjë të tillë e quajtën “pavarësi të plotë të brendshme”, sipas vendimit të vitit 1959.

“Pasi kemi pranuar aktin e Sinodës së Shenjtë të Peshkopëve të ‘Kishës Ortodokse Maqedonase’ dhe ‘Peshkopërisë së Ohrit’, përmes të cilave pranohet statusi kanonik i njohur dhe i pranuar përgjithësisht nga viti 1959 nga Sinodi i Shenjtë i Peshkopëve të Kishës Ortodokse Serbe, dhe shprehjen e shpresës që statusi i Kishës Ortodokse Serbe, e cila duhet të ndiqet me pajtimin pan-Ortodoks dhe pranimin e këtij statusi, Sinodi i Shenjtë merr këtë vendimin e mëposhtëm”, njofti RTV.

“Parlamenti mirëpret pranimin e statusit përgjithësisht të pranuar kanonik, e cila është autonomia më e gjerë e mundshme, do të thotë, pavarësi të plotë të dhënë në vitin 1959”.

KOS iu referua shkëputjes së këtij “uniteti” të vitit 1967.

“Pasi që kjo hoqi arsyet për pengesën e bashkësisë kanonike dhe liturgjike, të shkaktuara nga shpallja e njëanshme e autoçefalisë në vitin 1967, themelohet bashkësi e plotë liturgjike dhe kanonike”.

“Duke themeluar unitetin mbi baza kanonike dhe nën kushtet e rendit valid kanonik në tërë territorin e Kishës Ortodokse Serbe, dialogu mbi statusin eventual përfundimtar të dioçezave në Maqedoninë e Veriut është jo vetëm i mundshëm, por e plotqëllueshme, legjitime dhe realiste”.

“Në dialogun rreth statusit të së ardhmes së tyre, Kisha Ortodokse Serbe do të udhëhiqet ekskluzivisht nga parimet kishtare-kanonike, pastorale, kritere dhe norma, dhe jo përmes ‘realpolitikës’ e as ‘gjeopolitikës’ ose ‘politikave përmes kishës’ dhe fakteve të tjera të ngjashme”, përfundoi njoftimi.

A po synon ta gëlltisë Kisha Ortodokse Serbe edhe atë Maqedonase?

Ditë më parë një zëdhënësi i Sinodës së Kishës Ortodokse Maqedonase (MPC-OA), i Mitropolitit të Dibrës-Kërçovës, Timotej Jovanovski, në një prononcim për televizionin “Sitel” ka thënë se janë mbajtur takime me Kishën Ortodokse Serbe javën e kaluar në Nish, por nuk shpalosi detaje tjera, raportoi “AntenaM”.

“Jemi duke bërë negociata, kjo është e tëra çfarë mund t’ju them”, ka thënë zëdhënësi kishtar.

Mediat maqedonase tregojnë për një Seancë të Jashtëzakonshme të Sinodës së Kishës Ortodokse Maqedonase që pritej të mbahej më 10 maj.

Televizioni Sitel lajmëroi se peshkopët e MPC-OA as që e kanë ditur për shkëmbimet e reja me Kishën Ortodokse Serbe (SOC), të cilat janë shkëputur që nga viti 2002 kur maqedonasit refuzuan të ashtuquajturën Marrëveshja Nikshi, e cila u ofronte “autonomi të gjerë”, por pa asnjë garancion për prospektin e autoçefalisë.

Siç lajmëroi AntenaM Peshkopi i Zvornik-Tuzlas, Fotija Sladojeviç, anëtar i Sinodës Serbe, ka thënë më 6 maj – pa u publikuar në mediat serbe e maqedonase – që këtë muaj, Asambleja e Peshkoëve të Kishës Ortodokse Serbe në Beograd, synon “të kthejë unitetin kanonik mes Kishës Ortodokse Serbe dhe Kishës Ortodokse Malazeze”.

Gjithashtu ai tregoi se Patriarku serb Porfirije ishte prezent në në bisedimet me maqedonët në Nish.

“Është e befasishme që vetëm një numër i vogël peshkopësh maqedonas ishin të njoftuar për këtë gjë”, ka thënë analisti maqedonas i religjionit Branko Xhorxhevski.

Sipas tij, dy përgjigjet janë kyçe rreth kësaj çështje:

“Njëra është nëse Patriarkati Ekumenik ka qenë në dijeni për këtë takim: dhe tjetra, si duhet ta kuptojmë këtë ‘unitet kanonik’ që peshkopi Fotije lajmëroi që është arritur pajtim në parim dhe se duhet të realizohet këtë muajin maj”, tha ai.

“Sipas informacioneve që kam unë”, vazhdoi Xhorxhevski, “Patriarkana Ekumenike është njohur me këtë takim, gjegjësisht i ka dhënë ‘aminin’. Kjo çon në përfundimin se ky takim duhet të vendoset në kuadër të zgjidhjes së çështjes kishtare maqedonase para Patriarkanës Ekumenike”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore