Shqipëria

Kirurgut të QSUT i sekuestrohen 250 mijë euro dhe 160 mln lekë


Kirurgut të zemrës pranë Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT), Edvin Priftit, i janë sekuestruar 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK).

Emri i Edvin Prifit është përmendur në përgjimet që çuan në arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Prifti u dëgjua në përgjime gjatë operacionit për arrestimin e gjyqtares së Krujës.

Raportohet se kirurgu kishte qenë në komunikim me sekretaren e gjykatës së Krujës. Kjo e fundit i kërkonte favore, për të ndihmuar operacionin e nënës së saj.

Saktësohet se gjatë kontrollit të banesës së gjyqtares Hoxha janë sekuestruar 10 mijë dollarë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore