Sport

Kingsley Coman i nënshtrohet operacionit në zemër


Trajneri i Bayern Munich-ut, Julian Nagelsmann, ka zbuluar se lojtari i tij, Kingsley Coman, i është nënshktruar një operacioni në zemër ditën e enjte.

Anësori i Bayern-it do të mungojë rreth dy javë, pasi operacioni ishte i vogël tha Nagelsmann-i për mediat.

“”Kingsley Coman iu nënshtrua një operacioni dje (të enjten)”, tha Nagelsmann, para ndeshjes së të shtunës ndaj Bochum-it.

“Ritmi i rrahjeve të zemrës së tij kishte një problem të lehtë me një rrahjë të vogël të shtuar. Ndonjëherë ai kishte mungesë të lehtë të frymëmarrjes”.

“Kjo është arseyja pse ne zgjodhëm monitorimin afatgjatë të EKG dhe vazhduam me këtë procedurë”.

“Ai do të bëjë stërvitje kardio përsëri të marten dhe nuk do të jetë jashtë fushave për më shumë se një gjysmë deri në dy javë”, shtoi tekniku gjerman.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore