Bota

Kinë: shtatë të vrarë në një sulm me thikë


Së paku shtatë persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën  në një sulm me thikë në verilindje të Kinës, transmeton Albanian Post sipas njofimit të  medias shtetërore .

Sulmi në qytetin e  Kaiyuan-it, në provincën Liaoning ndodhi jashtë një saune.

I dyshuari, i identifikuar nga media nga  mbiemri i tij Yang u arrestua, ndërkohë që motivet se përse ndodhi sulmi mbeten ende të panjohura.

Ligji kinez kufizon shitjen dhe posedimin e armëve të zjarrit dhe për këtë arsye sulmet në masë përgjithësisht janë kryer me thika ose eksplozivë të përgatitur në mënyrë artizanale.

Autorët e sulmeve të mëparshme, në të kaluarën janë përshkruar si të sëmurë mendorë ose si njerëz që mbajnë inate ndaj shoqërisë. 

Në një nga sulmet e mëparshme, roja i një shkolle  plagosi së paku 39 veta në një kopësht fëmijësh në jug të rajonit të Guangxi, në qershor të këtij viti. Fajtori u dënua me vdekje. 

Në vitin 2018, një burrë vrau një person dhe plagosi 12 të tjerë në një sulm me thikë,  në një qendër tregtare në kryeqytetin kinez, Pekin. /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore