Lajme

Kinë/ Geely ngre kompaninë e re hapësinore


Kompania kineze Geely do të jetë pjesë e sipërmarrjeve të aeronautikës hapësinore. Kjo kompani do të zhvillojë një sistem satelitor të komunikimit dhe teknologjisë së informacionit. Qyteti ku do të vendoset, do të jetë Guangzhou, në Kinën Jugore.

Geely, e cila zotëron edhe aksionet e Volvo-s dhe Daimler, do të punojë edhe për ndërtimin e raketave hapësinore. Kjo, sipas qeverisë kineze.

Komente të mëtejshme nuk janë dhenë mbi qasjen e kompanisë në atë që quhet industria “aerospace” (aeronautika hapësinore”.

Satelitet e Geely-it pritet të operojnë në orbita të ulëta. Kjo do të ofrojë shërbime komunikimi me shpejtësi shumë të lartë. Përditësimi i shpejtë i softuerëve do të jetë një tjetër qëllim i projektit.

Prej vitit 2025, parashikohet që makinat e Geely-t do të kenë më shumë funksione për t’u lidhur me këta satelitë.

Kjo lëvizje vjen pas projektit Starlink, nga SpaceX. Këta të fundit, kanë lëshuar në hapësirë qindra satelitë të cilët do të mundësojnë lidhjen e internetit me shpejtësi të lartë. Mijëra satelitë të tjerë pritet të hidhen në hapësirë për të kompletuar rrjetin.

Kinezët po ndjekin të njëjtën strategji me amerikanët në këtë aspekt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore