Lajme

Kinë/Bllokohet tregtia e skeleteve dhe kafkave të kafshëve në internet


Skelete breshkash, skelete gjarpërinjsh, skelete peshqish apo skelete pëllumbash… Kafka të dhelprave të kuqe, bashkë me iriqë mbretërorë, strucë, papagaj dhe flutura të ndryshme etj.

Këto janë disa nga produktet në shitje, në faqen “Dyqani i pavdekshëm i pyjeve”, në portalin AliExpress të gjigandit kinez të tregtisë elektronike Alibaba. Por që, tanimë, nuk mund të blihen dhe transportohen më në Itali.

Pas një hetimi në internet, Agjencia e Doganave dhe Monopoleve (ADM) vendosi ndalimin e shitjes së këtyre artikujve.

Kjo tregti bie ndesh me Konventën Ndërkombëtare “CITES” (tregtia e specieve të rrezikuara), e cila u nënshkrua në Uashington, në 1973.

Marrëveshja mes 183 shteteve, përfshirë e BE-në, synon të mbrojë speciet e rrezikuara të faunës dhe florës.

Gjithashtu ka të bëjë me eksportin, rieksportin dhe importin e kafshëve të gjalla dhe të ngordhura, bimëve etj.

“Të gjitha kafkat janë natyrale, të paprekura, të dezinfektuara, dhe mund të koleksionohen”, thonë ata në faqen e tyre.

Por, Marcello Minenna, drejtori i Adm, thekson: “Skeletet, ose ato të supozuara si të tilla të shitura në platformën e internetit Aliexpress, kualifikohen si të paligjshme. Sepse, nëse janë të vërteta, ato shkelin direktivën CITES ose nëse janë false, siç supozohet nga laboratorët tanë kimikë, ato mund të ishin prodhuar me printerë 3D”.

“Për këtë arsye”, vijon Minenna, “krimi i mashtrimit do të konfigurohej”.

Prandaj, Agjencia ndërhyri, duke e parandaluar blerjen e këtyre artikujve dhe mbërritjen në Itali, duke futur një bllok de facto në dogana.

Menaxheri kundër mashtrimit i ADM-së gjithashtu i shkroi Postës Italiane, Shoqatës së Korrierëve Ajrorë ndërkombëtarë dhe të gjithë operatorëve në sektorin e transportit detar, për të raportuar veprën penale dhe “identifikimin, parandalimin e transportit, përfundimit të dërgesave të mallrave në Itali që janë drejtpërdrejt ose indirekt të lidhura”, me faqen e dyqanit “të pyjeve të pavdekshëm”.

Adm gjithashtu informoi Alibaba-n, gjigandin kinez të tregtisë elektronike, për heqjen nga portali i faqes në internet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore