Lajme

Kina sanksionon Pompeon


Kina goditi administratën e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara (SHBA), Donald Trump. Shteti kinez  njoftoi se do vendoste sanksione ndaj ish-kabinetit qeveritar. Sanksionet u bënë të ditura në përfundim të tranzicionit të presidentit Biden.  28 persona dhe familjet e tyre  do të ndalohen të udhëtojnë në Kinë, Hong Kong and Macao. Këtyre personave nuk do t`u lejohet të bëjnë biznese me Kinën.

Do të vendosen sanksione ndaj ish-sekretarit të shtetit, Mike Pompeo dhe ndihmësve të sigurisë kombëtare,  Robert O’Brien dhe Matthew Pottinger. Ish-këshilltari i Sigurimit Kombëtar,  John Bolton, tij  është përfshirë në listën e personave të sanksionuar nga Kina

Në listë përfshihet Peter Navarro, këshilltari ekonomik që mbështeti  luftën tregtare të Trump, si dhe tre ish zyrtarë të lartë që mbështetetën  Tajvanin gjatë tetë muajve të fundit: Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar; Keith Krach, një nënsekretar i shtetit; dhe ambasadorja e Kombeve e Bashkuara, Kelly Craft.

Shtetasit  amerikanë  që do të përballen me aksionet kineze “planifikuan, promovuan dhe ekzekutuan një seri lëvizjesh duke  ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës, ofenduar popullin kinez dhe përçarë marrëdhëniet  mes SHBA-së dhe Kinës ”.

Ish-presidenti Donald Trump dhe anëtarët e familjes së tij nuk u përmendën në deklaratën e ministrisë.

Efektet e sanksioneve kineze nuk janë ende të qarta dhe. Këto efekte nuk janë aq të forta sa sanksionet që SHBA-ja ka vendosur ndaj Kinës apo ndaj zyrtarëve të Pekinit.

Zyrtarët e Trump-it vendosën sanksione ndaj udhëheqësit të Hong Kongut, Carrie Lam, për shkak të rolit të tij  në goditjen e sigurisë kombëtare në qendrën financiare.

Në muajin nëntor,Lam tha tha se po mbante “shuma parash” në shtëpi, pasi bankat që kishin lidhur sistemin financiar me SHBA-në nuk do të bënin biznes me të.

Njoftimi i Pekinit mund të imponojë kosto reale për ish-zyrtarët e administratës që do t`i rikthehen botës së biznesit. Këto sanksione do të shfaqin pengesa gjatë udhëtimeve edhe nëse do t`i rikthehen shërbimeve qeveritare. .

Përpara se të se të largohej nga detyra këtë muaj, Pompeo njoftoi se SHBA-ja do të vendoste sanksione të tjera ndaj  zyrtarëve të sigurisë kineze dhe të  Hong Kong-ut.  Pompeo hoqi kufizimet e Departamentit të Shtetit për takimet midis diplomatëve të SHBA-së dhe diplomatëve të Tajvanit.

Ditën e fundit në detyrë, Pompeo akuzoi zyrtarisht Kinën se po kryen gjenocid dhe krime kundër njerëzimit ndaj myslymanëve Uyghur-ë,  minoriteteve  etnike dhe fetare që jeton në rajonin veriperëndimor të Xinjiang-ut.

Pompeo është sulmuar  shpesh nga media shtetërore kineze. Udhëtimi i tij i fundit në Kinë ishte kur zhvilloi bisedime me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm Wang Yi dhe Shefin e Politikës së Jashtme Kineze Yang Jiechi. Banon u bë pjesë e titujve në vitin 2017, kur udhëtoi për të takuar Wang Qishan, zëvendëspresidentin,  që zhvillon shpesh takime drejtuesit e biznesit të SHBA./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore