Lajme

Kina, përpjekje për manipulimin e origjinës së Covid-19


Në mediat sociale, por edhe pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Kina është duke përhapur propagandën e saj, me qëllim që t’i bindë vendet e tjera që pandemia pikënisjen e saj e pati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Për herë të parë, udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, do t’u fliste kinezëve për coronavirus-in më 20 janar 2020.

Asokohe, pas një muaji, drejtuesi komunist do të thyente heshtjen, duke përcaktuar strategjinë e tij, për të luftuar me vendosmëri pandeminë.

Nën rregullat e përshkallëzuara, autoritetet kineze vendosën që të bënin gjithçka, me qëllim që shtetet e tjera të dyshonin mbi origjinën e SARS-COV-2.

Udhëheqësi kinez u angazhua në një fushatë të fuqishme propagandistike shtetërore, konturet e plota të së cilës nuk dihen ende.

“Për momentin, policia e Wuhan-it ka arrestuar tetë persona, të cilët përhapnin fjalë për Covid-19″, shkruante Global Times, më 6 janar të vitit 2020.

“Fatmirësisht, virusi i gjetur në Wuhan duket të jetë shumë më pak serioz se ai që shkaktoi SARS”, njoftonte në gazetën shtetërore Liu Youning, një epidemiolog që punon në një spital ushtarak në Kinë.

Ndërkohë që kanali Australian ABC do të raportonte se, që nga tetori 2019, dhjetëra njerëz u shtruan në spital me simptoma të etheve dhe kollës në kryeqytetin rajonal të Hubei-t në Kinë.

Nga ana tjetër, New York Times dhe ProPublica zbuluan se për të mbuluar shkallën e epidemisë në fillimet e saj, propaganda kineze u mbështet në 3 mijë e 200 direktiva dhe 1 mijë e 800 memorandume. Ato iu dërguan agjentëve lokalë në të gjithë vendin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore