Kulturë

Kina investon në studimet arkeologjike


Liu Yuzhu, zyrtar në administratën kombëtare të trashëgimisë kulturore (NCHA), ka deklaruar për agjensinë “Xinhua” se Kina në pesë vitet e ardhshme do i jap përparësi studimeve arkeologjike.

Kina është marrë me prurje të reja në teknologji, shkencë, mjekësi dhe si duket fokusimi do jetë edhe në arkeologji ne vitet e ardhshme.

Sipas Yuzhu, në vitin 2021 do të kenë përparësi studimet në projektet kryesore historike, duke përfshirë kërkimin mbi kulturën e Dinastisë Xia (rreth 2070-1600 p.e.s.), origjina e civilizimeve përgjatë Lumit të Verdhë dhe lumit Yangtze, si dhe arkeologjia e kufirit kinez.

Shtatë studime të mëdha arkeologjike filluan në vitin 2020 dhe arritën përparime të mëdha për të sqaruar origjinën e civilizimit kinez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore