Lajme

Kina kërkon nga SHBA-të anulimin e shitjes së mundshme të armëve në Tajvan


Kina ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të anulojnë menjëherë marrëveshjen e fundit të armëve me Tajvanin.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të vendit.

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të ndihmës teknike ushtarake me vlerë rreth 108 milionë dollarë për Tajvanin, theksoi Pentagoni.

Shtetet e Bashkuara mbajnë vetëm marrëdhënie jozyrtare me Taipei-n.

Por ligji amerikan kërkon që Washington-i t’i sigurojë Tajvan-it fonde për vetëmbrojtje dhe administrata e Presidentit Joe Biden ka premtuar të rrisë angazhimin me ishullin.

Më herët, u raportua se Kina po përpiqet të ndikojë mbi zyrtarët amerikanë.

Zyrtarët nga shtetet amerikane duan të ndikojnë në qeverinë qendrore të vendit për ta anuar atë në një pozicion më miqësor ndaj Kinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore