Ekonomi

Kina fuqia më e madhe ekonomike në 2028


Sipas  raportit të Qendrës së Kërkimeve për Ekonomi dhe Biznes (CEBR) parashikohet  që Kina, të jetë vendi me ekonominë  më  të lartë në rang global, në vitin 2028.“Menaxhimi i duhur i pandemisë” në Kinë dhe goditjet afatgjata ekonomike në perëndim kanë bërë që performanca e shtetit kinez të përmirësohet.

Kina shfaqet e vendosur  për të pasur një  rritje mesatare ekonomike prej 5.7 %  në vitet 2021-2025. Sipas parashikimeve të  CEBR-së, Kina do të bëhet fuqia më e madhe ekonomike në botë, në 2028-ën. Sipas raportit, rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara  do të ngadalësohet  me shumë gjasa në 1,9% gjatë viteve 2022-2024.

Sipas raportit, ekonomia japoneze do të jetë e treta në rang global edhe pse  në vitin 2030 parashikohet të tejkalohet nga India. Gjermania do të kalojë nga vendi i katërt në atë të pestë.

Mbretëria e Bashkuar, e cila është aktualisht ekonomia e pestë më e madhe, sipas matësve ekonomikë të CEBR-së  nga  viti 2024 do të kalojë në vend të  gjashtë.

Sidoqoftë, pavarësisht goditjes  që Mbretëria e Bashkuar do të marrë në vitin 2021 dhe dalja nga tregut i  vetëm  i  Bashkimit Evropian, prodhimi i brendshëm bruto (PBB)  britanik parashikohet të jetë  23% më i lartë, se i Francës deri në vitin 2035. 

Ka  gjasa  që impakti i pandemisë në ekonominë globale të krijojë një inflacion më të lartë, por jo në një rritje më të ngadaltë transmeton Albanian Post nga Financial Post./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore