Financa

Kina dhe Zelanda e Re arrijnë një marrëveshje për tregtinë e lirë


Kina dhe Zelanda e Re nënshkruan një marrëveshje, më 26 janar për të përmirësuar një pakt të tregtisë së lirë.  Ky pakt synon t’i japë një qasje më të madhe eksporteve  ekonomisë së dytë më të madhe në botë. Pakti  u nënshkrua në momentin që Pekini po kërkon të pozicionohet si një mbrojtës i fortë i multilateralizmit.  Ky qëndrim i Pekinit vjen pas luftës tregtare më Shtetet e Bashkuara (SHBA), ndërkohë që për shkak të COVID-19 shumë kufij ndërkombëtarë janë  mbyllur.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, konfirmoi nënshkrimin e marrëveshjes së zgjeruar.

“Kina mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë”,  tha Ardern  një konference shtypi.

“Ky pakt zgjeron një marrëveshje tregtare ekzistuese me Kinën. Njëherazi sigurohen  qëllimet e përbashkëta  deri në dekadën tjetër”,  deklaroi Ministri i Tregtisë,  Damien O’Connor.

Gjatë muajve të  fundit, Pekini ka nënshkruar një pakt investimesh me Bashkimin Evropian (BE). Pekini zyrtar iu bashkua bllokut më të madh të tregtisë së lirë në botë në Partneritetin Rajonal Gjithëpërfshirës Ekonomik  (RCEP) të 15 vendeve. Në këtë bllok përfshihet dhe  Zelanda e Re.

Kina gjithashtu ka shprehur interes për t’u bashkuar me Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive të Partneritetit Trans-Paqësor (CPTPP). Kujtojmë që Ëashtington-i është dorëhequr nga ky pakt.

Marrëveshja e re e Kinës me Wellington-in do të ndikojë në hapjen e sektorëve si aviacioni, arsimi dhe financat. Në këmbim, Zelanda e Re do të rrisë kuotat e vizave për mësuesit e gjuhës kineze dhe udhëzuesit turistikë, shkruan agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Zelanda e Re ishte kombi i parë që nënshkroi një pakt të tregtisë së lirë me Kinën në 2008.

Kina, tanimë është partneri më i madh tregtar i Zelandës së Re, me një tregti vjetore dykahëshe  duke numëruar më shumë se 21.58  miliardë dollarë./AlbanianPost.com

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore