Bota

Kina dënon me vdekje ish-zyrtarët Ujgurë


Një student mysliman i veshur me një maskë me ngjyrat e flamurit të pavarësisë së Turkistanit Lindor, duke mbajtur një poster gjatë një tubimi jashtë Ambasadës Kineze në Xhakarta, Indonezi, e njte, 25 mars, 2021.

Një gjykatë kineze ka nxjerrё një dënim me vdekje me kusht, për ish-drejtorët e departamentit të arsimit nё Xinjiang për përfshirjen e shkrimeve dhe botimin e librave shkollorë tё krijuar për të “pёrçarё vendin”.

Sattar Sawut dhe zëvendësi i tij, Shirzat Bawudun, morёn dënime me vdekje me dy-vite shtyrje tё afatit. Pesë burra të tjerë ujgurë, përfshirë redaktorët, do tё pёrballen gjithashtu me burgime afatgjata, sipas mediave shtetërore.

Datat e ekzekutimeve nuk janё bёrё ende publike.

Në sistemin gjyqësor kinez, një dënim me vdekje me shtyrje tё afatit mund të shndërrohet në dёnim me 25 vjet, ose me burgim të përjetshëm në pritje të sjelljes së mirë.

Sattar u akuzua për ndërtimin e një ekipi dhe planifikimin e “ideve të përgjakshme, të dhunshme, terroriste dhe separatiste” në librat shkollorë të shkollës fillore dhe të mesme.

Akte që datojnë 13 vjet mё parё, sipas burimeve tё agjencisё shtetërore tё lajmeve nё Xinhua.

Librat në fjalë janё botuar që nga viti 2003 deri në vitin 2016. Përmbajtja e tyre u konsiderua nga autoritetet e Xinjiang me natyrё “separatiste” dhe qё nxit urrejtjen etnike.

Djali i Yalqun Rozi, një nga redaktorët e dënuar i cili u arrestua për herë të parë në vitin 2016, i quajti akuzat si “absurde”.

“Kina po përpiqet të fshijë historinë dhe të shkruajë një rrëfim të ri”, u shpreh Kamaltürk Yalqun.

Gjykata nuk ka botuar vendimin e saj dhe media shtetërore nuk dha detaje rreth problematikave qё u konstatuan në tekste.

Një artikull i “People’s Daily” ditën e mërkurë tha se një total prej 84 tekstesh në gjuhët etnike u gjet tё kishte ndikuar tek disa individë për të marrë pjesë në trazirat e Urumqi tё vitit 2009 dhe një bombardim të vitit 2014 në stacionin hekurudhor Urumqi.

Raporti i “People’s Daily” tha se “duke ndryshuar dhe shtrembëruar historinë, Sattar dhe të bashkëakuzuarit e tij, u përpoqën të ngulisnin idetë separatiste te studentët, të rrisnin urrejtjen kombëtare dhe të arrinin qëllimin e ndarjes së mëmëdheut”.

Yalqun nga ana tjetёr tha, se pasazhet kishin të bënin me përralla historike që nuk kishin asnjë lidhje me terrorizmin dhe ndjekjet penale kishin për qëllim shkatërrimin dhe asimilimin kulturor.

Sattar, i cili gjithashtu ishte dënuar për vepra penale lidhur me akuza për ryshfet, u privua nga të drejtat e lirisё politike dhe i’u konfiskua prona.

Prokuroria vjen në mes të thellimit tё goditjeve ndaj Ujgurëve dhe myslimanëve të tjerë të pakicave etnike në rajonin e Xinjiang.

Më shumë se 1 milionё njerëz besohet të jenë internuar në kampe të riedukimit dhe ka prova se autoritetet drejtojnë programe të transferimit të punës, përdhunime dhe tortura sistematike, sterilizim të detyruar të grave, ndarje të fëmijëve, mbikëqyrje dhe kërcënim masiv. Akademikët kryesorë ujgurë dhe figura të tjera publike janë arrestuar.

Qeveria e SHBA-së dhe disa grupe të tjera tё zbatimit tё ligjit, kanë deklaruar veprimet e qeverisë kineze si gjenocid.

Ndërsa zemërimi ndërkombëtar rritet dhe bëhet gjithnjë e më i koordinuar në zbatimin e sanksioneve dhe masave të tjera kundër autorëve të krimeve, Pekini ka mohuar veprimet e keqtrajtimeve dhe abuzimeve, duke filluar fushata tё shumta PR, si konferenca për shtyp me shfaqje muzikore dhe koreografi që përshkruajnё një jetë të mrekullueshme në Xinjiang.

Diplomatët kinezë janë angazhuar me komunikime në internet me homologët e tyre të huaj dhe kanë shënjestruar individualisht gratë ujgur që kanë folur publikisht për kalvaret e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore