Sport

Kimmich nënshkruan kontratë të re me Bayern


Bayern Munich ka njoftuar se mesfushori Joshua Kimmich ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me kampionët e Bundesligës deri në vitin 2025.

Reprezentuesi gjerman Kimmich ka fituar 17 trofe që kur u bashkua me Bayern nga RB Leipzig në vitin 2015 duke përfshirë gjashtë tituj të ligës, tre DFB-Pokals dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2019-20.

26-vjeçari tha për faqen e klubit se ai po ndjek pasionin e tij me gëzim në Bayern Munich.

“Arsyeja më e rëndësishme për zgjatjen e kontratës sime është se unë mund ta ndjek pasionin tim me gëzim çdo ditë këtu në FC Bayern. Ne kemi një ekip ku mund të arrijmë gjithçka, dhe shumë nga shokët e skuadrës janë bërë miq të vërtetë. Kjo është arsyeja pse fillova të luaj futboll në radhë të parë, sepse duhet të jetë argëtuese”, tha Kimmich.

“Unë ende nuk mendoj se jam në fund të zhvillimit tim dhe jam i bindur se ka shumë gjëra të mundshme në FC Bayern në vitet e ardhshme. Për më tepër, familja ime ndihet si në shtëpi këtu”, përfundoi Kimmich.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore