Shqipëria

Kim takohet me Krifcën: Bashkëpunimi në sektorin e bujqësisë


Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, të hënën e 18 tetorit ka zhvilluar një takim me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Nëpërmjet një postimit në Twitter, Kim bën me dije se në qendër të takimit ishte bashkëpunimi në sektorin e bujqësisë, “si më i rëndësishmi”.

Më tej ajo shtoi se, “ne u pajtuam të eksplorojmë mundësitë për të rritur tregtinë dhe investimet”.

Kjo e fundit sipas Kim, nxjerr në pah produktet bujqësore dhe ajo mbështet turizmin në zonat rurale.

Në përfundim Ambasadorja theksoi se,”70% e sherebelës së importuar në SHBA është nga Shqipëria”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore