Shqipëria

Kim, takim në KLP: Prokurorët të japin drejtësi


Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku ka diskutuar një sërë çështjesh mbi Reformën në Drejtësi.

“Kam theksuar detyrën kushtetuese për të garantuar pavarësi, besueshmëri dhe disiplinë të prokurorëve”, shkruan ambasadorja në Twitter.

KLP-ja, sipas Kim-it, duhet të tregojë pavarësinë dhe integritetin e saj. Ajo duhet t’u rezistojë presioneve dhe të japë drejtësi.

“SHBA-ja dhe populli shqiptar po ju vëzhgojnë”, shton Kim.

Ndër të tjera, ajo e cilëson këtë si një çast të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi.

“Ka progres të mjaftueshëm për të frikësuar kundërshtarët, por jo për të kënaqur qytetarët. Institucionet e reja si KLP-ja – në të cilën SHBA-ja ka investuar shumë – duhet t’i harrojnë huqet e vjetra”.

“Është koha të tregojmë kurajë”, përmbyll ambasadorja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore