Zgjedhjet në Shqipëri

Kim takim me Veliun për 25 prillin


Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, mbi përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ambasadorja ka njoftuar se Veliu i ka pohuar qasjen profesionale të policisë në këto zgjedhje.

“Drejtori i përgjithshëm Veliu konfirmoi se detyra e punonjësve të policisë, është të jenë profesionalë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit. Kjo, për ruajtjen e rendit publik përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve”.

Më herët, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me drejtorët qendrorë dhe vendorë të Policisë.

Aty, ai ka theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes zgjedhore dhe plotësimi i gjithë standardeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore