Shqipëria

Kim: Shqipëria është e veçantë, miqësia midis dy vendeve vetëm do të thellohet


Ambasada e Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Shqipëri mbylli festimet e 30 vjetorit të rivendosjeve së marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Shqipërisë.

Në një video-mesazh të publikuar ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim nënvizon se “është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë, Shqipëria është e veçantë”.

“Që nga momenti kur mbërrita, kam ndjerë ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona. Nuk ka amerikan që viziton Shqipërinë dhe nuk e përjeton atë”, thotë ambasadorja në mesazhin e saj.

Kim  bën me dije se gjatë vitit të parë ka pasur mundësinë të udhëtoj përreth Shqipërisë dhe të përjetoj mikpritjen e popullit shqiptar. Kim mbërriti në Tiranë në janar të vitit 2020.

“Dy vendet tona kanë shumë për të festuar së bashku. Dhe qoftë për katastrofa natyrore, COVID-19, apo kërcënime ndaj demokracisë, ne jemi mbështetur tek njëri-tjetri, kemi punuar së bashku për të kapërcyer sfida të panumërta, krah për krah”.

Ambasadorja përmbyll mesazhin e saj duke shprehur bindjes Shqipëria dhe SHBA-ja “do të arrijnë gjëra të mëdha gjatë 30 viteve të ardhshme dhe se miqësia midis amerikanëve dhe shqiptarëve vetëm do të thellohet”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore