Shqipëria

Kim: Shpresojmë që SPAK t’i vazhdojë rezultatet


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Yuri Kim, ka reaguar të enjten e 4 shkurtit për sekuestrimin e pesë milionë eurove pasuri të sekuestruara në kuadër të dosjes 399. Laboratori i heroinës në Has është pjesë e dosjes 339. Ai është zbuluar në tetor të 2019-ës

Ky reagim i ambasadores amerikane erdhi një ditë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) vendosi të sekuestrojë pasuritë e 17-të pjesëtarëve në dosjen 399. Ata akuzohen si përgjegjës për laboratorin e heroinës në Brenovë të Hasit.

“Bazuar në informacionet e Angjencisë Amerikane të Barnave (DEA), Prokuroria e Posaçme (SPAK) ia doli me sukses të procedojë një grup të madh të strukturuar kriminal, që rezultoi me burgosjen e 17-të trafikantëve të drogës, si dhe me konfiskimin e pasurive në një vlerë 5 milionë euro. “Shpresojmë që SPAK-u të vazhdojë të japë rezultate”, ka shkruar Kim në Twitter.

Kujtojmë se më datë 1 shkurt 2021 përfundoi gjykimi në shkallë të parë i procedimit penal të të pandehurve të  dosjes 339.  Ata janë deklaruar fajtor për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre.

Është vendosur konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të disa pasurive të paluajtshme, shtatë automjeteve dhe një hoteli. Vlera e pasurive të konfiskuara dhe kaluara në favor të shtetit është rreth 5 milionë euro.

Në total pjesëtarët e grupit janë dënuar me 124.8 vite burg.

Rreth 182.5 kg heroinë u sekuestruan në laboratorin e Brenogës në Has. Dosjen  e mori nën hetim SPAK me qëllim që të hetonte  grupin kriminal të Shijakut, të kryesuar nga Avdylajt. Spak do të hetonte dhe lidhjet e tyre.

Admir Hoxha, një nga pjesëtarët ka marrë dënimin prej 12 vitesh burg.  Altin Avdyli, një nga të dënuarit është dënuar me 6.8 vite burg. Hekuran Hoxha,  i njohur si ”Roni i i Shijakut” është dënuar me 10.8 vite burg. Hoxha ka marrë dënimin më të rëndë. Admir Hoxha, një tjetër personazh kyç  është dënuar me 12 vite burgim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore