Shqipëria

Kim: SHBA nuk mbështet parti, por të drejtën dhe vullnetin e votës


Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter mbi disa deklarata të analistit Artur Zheji, për News24.

Zheji ka komentuar një deklaratë të mëparshme të ambasadores në emisionin “Përballë” në RTSH. “Deklarata e ambasadores Kim, do të thotë se amerikanët nuk duan kasta të forta në Ballkan”, deklaroi Zheji.

Ndërkaq, Kim replikon nëpërmjet Twitter-it, se “kjo nuk është ajo çfarë tha”.

“Ja çfarë thashë: Amerika nuk mbështet asnjë kandidat apo parti në veçanti. SHBA-ja mbështet të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre nëpërmjet votës. Amerika paralajmëron ata që e mohojnë këtë të drejtë nëpërmjet blerjes dhe frikësimit të votuesve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore