Shqipëria

Kim: Në fillim të majit presim disa gjeneralë amerikanë në Shqipëri


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, me anë të një statusi në median sociale Twitter, ka njoftuar se javën e parë të muajit maj, do të vijnë disa gjeneralë amerikanë në Shqipëri.

Sipas ambasadores ata do të jenë këtu për të vëzhguar ushtrimet e përbashkëta midis ushtarëve shqiptarë dhe atyre amerikanë.

Kjo do të zhvillohet në kuadër të “Defender 21”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore