Jetesë & Stil

Kim Kardashian në gjyq, akuzohet për maltretim të punëtorëve


Ylli i televizionit të realitetit Kim Kardashian West – “nuk arriti të paguante orët shtesë, të mbulonte shpenzimet dhe të siguronte pushime të mandatuara ligjërisht për punëtorët që pastronin dhe mirëmbanin shtëpinë e saj në California”, kështu pretenduan ish punëtorët e saj teksa e hodhën atë në gjyq.

Të shtatë paditësit nuk përmendën një shifër dollarësh që ata po kërkonin nga ylli i “Keeping up with the Kardashians”, përveç asaj se “çështja në diskutim, me interes ekskluziv, tejkalon shumën prej 25 mijë dollarësh”, sipas veprimit civil që u paraqit në Gjykatën Superiore të Qarkut Los Angeles.

Ngjarjet kanë ndodhur në shtëpinë e e modeles në Hidden Hills, një komunitet ekskluziv i mbyllur në malet e Santa Monica.

Punëtorët akuzuan Kardashian West për mbajtjen në burim të 10 përqind të pagës së tyre për taksat ndërsa punësimi i tyre nuk ishte raportuar fare tek autoritetet tatimore.

Në procesin gjyqësor të ngritur nga avokati Frank Kim, u tha se-  “Paditësit kurrë nuk morën asnjë pagë në periudha të rregullta pagese, nuk iu dha vakti i tyre i kërkuar dhe pushimet e të cilat iu takojnë. Po ashtu nuk iu janë regjistruar orët shtesë të punës e as pagesa e tyre”.

40-vjeçarja Kardashian West drejton një perandori mediatike, kozmetike dhe veshjesh ndërsa në fillim të këtij viti u emërua për herë të parë në listën e miliarderëve të revistës “Forbes”.

Një përfaqësues për yllin tha se paditësit punojnë për një shitës të punësuar nga Kardashian West dhe se ajo nuk mund të mbahet përgjegjëse si një palë e tretë. Përfaqësuesi nuk e bëri të ditur emrin e shitësit, shkruan “Nbc News” transmeton Albanian Post.

“Këta punëtorë u punësuan dhe u paguan përmes një shitësi të palës së tretë të punësuar nga Kim për të siguruar shërbime të vazhdueshme,” thanë përfaqësuesit në një deklaratë.

“Kim nuk është palë në marrëveshjen e bërë midis shitësit dhe punëtorëve të tyre, prandaj ajo nuk është përgjegjëse për mënyrën se si shitësi menaxhon biznesin e tyre dhe marrëveshjet që ata kanë bërë direkt me stafin e tyre. Kim kurrë nuk ka paguar një shitës për shërbimet e tyre dhe shpreson që çështja midis këtyre punëtorëve dhe shitësit që i ka punësuar ata mund të zgjidhet miqësisht së shpejti”.

Ky është sezoni i fundit i spektaklit të “Keeping Up with Kardashians” dhe finalja e tij do të shfaqet me datën 10 qershor të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore