Jetesë & Stil

Kim Kardashian merr pjesë në ngjarjen e parë publike pas shumë kohësh, shoqërohet me Maluman


Modelja dhe protagonistja e “Keeping up with Kardashians”, Kim Kardashian, dukej elegante ndërsa merrte pjesë në ngjarjen e saj të parë publike që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.

Në anën tjetër, ylli i hitit “Mala mia”, Maluma, po ashtu me një dukje elegante, kishte vendosur të tregonte trupin me ngjyre duke veshur sako, pa këmishë.

Ai dhe Kim u panë duke u shoqëruar me David dhe Victoria Beckham, të cilët ishin në mbrëmje për të festuar hapjen e sezonit të ekipit të tij të futbollit Inter Miami CF.

 

40 vjeçarja, u pa të shoqërohej me këngëtarin Maluma ndërsa po ndiqte hapjen madhështore të hotelit “The Goodtime Hotel” në Miami Beach.

Ngjarja u organizua nga David Grutman dhe Pharrell Williams, që janë pjesë e ekipit të hotelit, e të cilët u paraqitën me çelësat e Qytetit të Miamit dhe Miami Beach për të mbyllur natën.

Kjo është gjithashtu dalja e parë zyrtare e Kim, që nga paraqitja e divorcit nga Kanye West.

Kardashian, ka qëndruar e prerë më ligjet e pandemisë, duke respektuar në maksimum masat anti-COVID19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore